Aktivistja Elsa Ballauri i cilëson shqetësuese të dhënat për dhunën ndaj grave në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të dhënat për dhunën ndaj grave në Shqipëri janë shqetësuese dhe kërkojnë medoemos strategji dhe mekanizma konkretë për mbrojtjen dhe përmirësimin e situatës.

Kështu u shpreh gjatë një interviste për Euronews Albania drejtuesja e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, znj. Elsa Ballauri, teksa komentoi të dhënat e INSTAT sipas së cilave një në dy gra në Shqipëri ka përjetuar dhunë të paktën një herë në jetë.

“Nuk ka mekanizma, edhe ato që janë funksionojnë pjesërisht […] sepse një grua që do ishte e sigurt se do mbrohej padyshim se do ankohej dhe do raportonte kudo,” – tha Ballauri, e cila analizoi se duke mos pasur këtë mundësi gratë kalojnë në një “turp për të mos i thënë ato që i ndodhin”.

Ballauri tha se mentaliteti i një shoqërie kërkon kohë të ndryshohet, por që me strukturat e duhura kjo kohë mund të shpejtohet. Në këtë pikë ajo këmbënguli se ligjvënësit dhe autoritetet nuk duhet të mjaftohen vetëm me miratimin e ligjeve por dhe me zbatimin e tyre sidomos në pikëpamjet e mbrojtjes së gruas nga dhuna.

Sipas Ballaurit në tërësi mekanizmat në Shqipëri nuk funksionojnë pasi ose janë të korruptuar, ose rrethohen nga mosbesimi dhe paragjykimi.

“Mekanizmi i mbrojtjes nuk do të funksionojë për sa kohë qytetarët nuk do të kenë besim në përgjithësi te shteti dhe sistemi i drejtësisë,” – u shpreh Ballauri, – “kemi sistem gjyqësor dhe policor të dobët dhe të paragjykuar.”

INSTAT thotë se rreth 53% e grave në Shqipëri janë dhunuar të paktën një herë në jetë, ndërsa 46.5% besojnë se gratë duhet ta durojnë dhunën e ushtruar për ta mbajtur familjen të bashkuar.

LEXONI GJITHASHTU:




Etiketimet

Kryeministri i Kosovës viziton familjet që humbën të dashurit në aksidentin e Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime dy familje në Deçan dhe Junik që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të...

5 vatra zjarri në të gjithë vendin, më kritiket në Karaburun dhe Kurbin

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) thotë se janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të...

U kualifikua në finalen e Lojërave Olimpike, Luiza Gega: Doja të kisha një kujtim të bukur

Atletja shqiptare, Luiza Gega arriti që të kualifikohej në finalen e atletikës për 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike që po zhvillon në...

















Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER