Turizmi në Valbonë përballet me probleme të shumta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kur flasim për Tropojën të gjithë ata që e kanë vizituar duke shkuar deri në majat më larta e dinë fort mirë, që ajo natyrë është e bekuar jo vetëm me bjeshkët, por edhe me burimet e pasura ujore.

Nëse një dekadë më parë numri i atyre që e  kishin zbuluar këtë perlë ishte fare i pakët, sot padyshim numri i tyre është rritur dhe premisat që të jetë akoma më i madh në të ardhmen janë pozitive.

Unaza e bjeshkëve në Tropojë sot është një nga destinacionet më të famshme në Ballkan, në pëllëmbë të dorës të duket sikur ke majat më të larta.

Dy javët e para të gushtit janë ata që kanë sjellë numrin më të lartë të vizitorëve, që po aq sa turizmin blu preferojnë edhe atë malor.

Por a është Tropoja dhe zemra e atij vendi, Valbona gati për t’i mik-pritur ata që zgjedhin që disa ditë padyshim t’i kalojnë aty? Valbona ende vuan për drita.

“Edhe rruga është bërë, por problemi është që edhe dritat duhet të vijnë. Jemi pa drita. Po të mos i paguash të thonë: shpejt të paguani dritat, kur ndalohen nuk flet kush me ty”, thonë sipërmarrësit.

Madje ata thonë se në pikun e turizmit janë të detyruar të punojnë me gjenerator në mungesë të energjisë elektrike.

“Kur t’u ketë qejfi i ndalojnë. Është mesi i verës dhe ne jemi me gjenerator. Problemi është se vijnë turistët dhe shërbimi nuk duhet ndaluar”, shtojnë ata.

Por duket se zhgënjimi më i madh i sipërmarrësve aty dhe jo vetëm, mbetet ndërtimi i HEC-eve në lumin e bukur të Valbonës. Sipas tyre çdo ndërhyrje që mund të bëhet në të ardhmen do ta shkatërrojë këtë imazh të saj, që me vite janë përpjekur për ta ngritur.

“Është një nga lumenjtë më të bukur që kemi. Kjo ndikon negativisht në turizëm, sepse të huajt që vijnë, ata vizitojnë parqet kombëtare”, thonë sipërmarrësit e kësaj zone.

Jo vetëm kaq, por sipërmarrësit ngrejë shqetësimin se në sezonin turistik sidomos atij veror mungojnë të rinjtë të specializuar, që angazhohen në hoteleri turizëm.

Por duket se bukuria këtij vendit do të vazhdojë t’i justifikojë ndoshta mungesën e shërbimeve,  të cilat kurrsesi nuk duhet të mungojnë në Valbonë.

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER