Apeli i mjekes: 300 fëmijë talasemikë kanë nevojë për gjak

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dhuro gjak, shpëto jetë! Është thirrja që i bëhet çdokujt që është i shëndetshëm, megjithatë në qendrën e transfuzionit të gjakut prej kohësh karriget janë bosh.

“Nevojat për gjak janë të vazhdueshme dhe kërkesat në rritje. Jo gjithmonë kemi numrin e duhur të dhuruesve. Muajt e verës gjithmonë kanë qenë problematikë. Por dhe pandemia ka bërë punën e vet”, thotë Ejona Braho, transfuziologe.

Personat më në nevojë për gjak janë fëmijët talasemikë. Rreth 300 fëmijë duhet të marrin gjak të paktën një herë në javë. Për t’i dhuruar të gjithëve, mjekja shprehet se jo gjithmonë ndodh.

“Numri i personave me talasemi është rritur, ndërkohë për fat të keq numri i dhurimeve vullnetare është ulur. Ndonjëherë ndodh që nuk i plotësojmë dot me gjak, kështu që bëj edhe një herë thirrje për t’i ardhur në ndihmë çdo pacienti me talasemi apo të hospitalizuar”, – thotë ajo.

Dhurimi i gjakut kërkon vetëm 20 minuta kohë, nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin dhe shpëton jetë.

 

 

 

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER