Zemra vret më shumë se COVID, çdo ditë mesatarisht 3 vdekje nga virusi, 40 nga sëmundjet e zemrës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej më shumë se një viti, apeli dhe vëmendja e ekspertëve të shëndetësisë apo medias është fokusuar tek COVID-19. Mesatarisht 3 persona në ditë humbën jetën prej virusit në Shqipëri në vitin 2020, por sëmundjet e zemrës çdo ditë i morën jetën mesatarisht 40 personave.

Kadri Male prej 10 vitesh vuan nga sëmundje kronike të zemrës. Ndryshe nga periudha para pandemisë, tashmë ai kryen konsulta tek mjeku çdo 2 muaj.

“Tani me këtë kohën e virusit, shkoj te mjeku pothuajse çdo dy muaj. Më përpara bëja kontrolle çdo tre- katër muaj”, thotë ai.

Personat me sëmundje shoqëruese, për t’u mbrojtur nga COVID-19, janë detyruar të shmangin çdo kontakt të afërt

“I preva kontaktet me njerëzit. Nuk mund të dal dot siç dalin njerëzit e tjerë, se e di që nëse kam kontakte shumë, mund ta marr dhe COVID”, tregon Kadri Male.

Fatmirësisht 60-vjeçari nuk është prekur nga COVID-19. Por mjekja Daniela Teferici thotë se kujdesi i këtyre pacientëve duhet të jetë i lartë, pasi COVID-19 dëmton muskulin e zemrës.

“Këto mund të jenë pas një muaji, dy muaj nga kalimi i infeksionit viral. Një ngushtim i enëve të gjakut që ka qenë aty në heshtje, virusi ka çuar në çarje të kësaj pllake dhe për pasojë infarktin akut të miokardit”, shpjegon mjekja.

Sipas mjekes, mungesa e kontrolleve ka shtuar rastet fatale. Krahasuar me vitin 2019, në vitin 2020 vdekshmëria prej sëmundjeve kardiovaskulare është rritur me 23%.

“Muaj më parë, kur u mbyllëm dhe njerëzit kishin frikë të vinin në spitale, kishte fatalitete, vinin të diagnostikuar shumë vonë, pati goxha fatalitete”, thotë mjekja.

Një jetë e shëndetshme, një kontroll periodik, dhe aktivitetet fizik i rregullt minimumi 30 minuta në ditë zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

 

 

Etiketimet

Gjendet i vdekur në apartament një çift në Golem

Një çift në Golem të Kavajës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës. Burri M. J., 60 vjeç, banues në Golem  dhe gruaja...

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER