Tarifat në universitet, Shqipëria të njëjtin nivel me RMV, Kosova heq pagesat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një student i universitetit publik në Shqipëri paguan tarifë vjetore nga 161 deri në 322 euro. Kjo është pagesa vjetore në ciklin e parë Bachelor. Sipas nivelit, Shqipëria është më pranë Maqedonisë së Veriut, aty ku tarifa varion nga 124 deri në 423 euro. Ndërkaq, në Kosovë studentët të cilët deri dje paguanin 25-50 euro, nuk do të paguajnë më tarifë studimi.

Në rajon Serbia dhe Bosnja kanë tarifat më të shtrenjta, të cilat në disa universitete arrijnë deri në 2 mijë euro.

Nga rajoni shihet një hendek i madh tarifor midis vendeve si Rumania apo Bullgaria e Kroacia, të tria shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

Universitetet bullgare tarifojnë 150 deri në 870 euro për ciklin e parë të studimeve, ndërsa Rumania aplikon shifra përtej mesatares së rajonit, deri në 7000 euro. Kroacia është vendi më i lirë për studentët nga rajoni ballkanik me tarifa që variojnë nga 17 deri në 66 euro.

 

Etiketimet

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

“Konaku i Rrajcës” aktiviteti që ruan trashëgiminë folklorike të zonës

Me qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturës të zonës, si dhe përcjelljen te brezat e rinj një grup artistësh nga Rrajca kanë organizuar "Konakun...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER