Me sytë nga autobusi, prej 5 ditësh transporti në kaos, Bashkia e Tiranës s’ndërhyn

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në pritje me sytë nga rruga. Kjo është situata në stacionet e autobusëve në kryeqytet.

Prej pesë ditësh në rrugët e Tiranës numri i autobusëve është përgjysmuar ndërsa qytetarët presin nëpër stacione.

 ‘Po bëjmë nja dy-tre ditë sikur po presim shumë”, shprehet një qytetar.

“Studenti vonohet shumë, përditë një avaz, një orë, një orë e gjysmë”, ankohet një tjetër.

Pritjet e gjata në stacion, grumbullojnë edhe më shumë qytetarë brenda autobusëve. Në kushte të tilla, vështirë të kërkohet ruajtja e distancës dhe respektimi i masave anticovid.

“Kërkojnë pandemi, Ku është pandemia, me 200 veta në autobus. Të merr frika me dal nëpër stacione, kemi një stres të paparë”, thotë një qytetare.

Unioni i Transportit Publik pret përgjigje nga Bashkia Tiranë për plotësimin e kërkesave.

Bashkia Tiranë ende nuk ka marrë një vendim, sipas tyre situata po ndiqet dhe do ketë një zgjidhje konform kontratës me operatorët e transportit.

Nuk dihet sa do vazhdojë pritja e as se kur do ndërhyjë pushteti lokal por qytetarët kërkojnë një zgjidhje sa më parë.

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER