Përfshirja e ricikluesve romë në Agjendën e Gjelbër mund të përgjysmojë papunësinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Më 10 nëntor 2020, krerët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor u takuan në kryeqytetin bullgar ku firmosën Deklaratën e Sofies, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Thënë këtë, këto shtete u zotuan se do i bashkohen nismës për ta bërë kontinentin neutral ndaj karbonit deri në vitin 2050.

Udhëheqësit gjithashtu ranë dakord se implementimi dhe koordinimi i plan veprimit do të përpilohej nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Plan Veprimi për Implementimin e Deklaratës së Sofies mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor 2021-2030 botuar dhe në faqen zyrtare të RCC nënvizon se do i kushtojë “vëmendje të veçantë garantimit të pjesëmarrjes së grupeve të cenueshme, siç janë Romët”.

Në plan renditen një sërë fushash, ku vlen të përmendet ndër të tjera “rritja e përdorimit të materialeve të riciklueshme dhe ripërdorueshme për paketime të ndryshme”, si dhe “më shumë mbështetje për kompanitë e trajtimit të mbeturinave që bashkëpunojnë me romët, për t’ i dhënë mundësi për tu zgjeruar dhe rritur edhe më tej”.

Përfshirja e romëve në këtë agjendë mund të përkthehet edhe në krijimin e më shumë vendeve të punës për një komunitet i cili është kryesisht i punësuar në industrinë e lëndëve të riciklueshme, edhe pse në mënyrë joformale.

Formalizimi i këtij profesioni mund të sjellë rezultate pozitive, veçanërisht duke ulur shkallën e papunësisë në mesin e romëve, por edhe grupeve të tjera që konsiderohen si të cenuara.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit, Shqipëria qëndronte në krye të listës për sa i përket shkallës së papunësisë së romëve dhe grupeve të tjera të margjinalizuara për periudhën 2011-2017.

“Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, romët ka më pak të ngjarë të marrin pjesë në tregun e punës. Pjesëmarrja e tyre në krahun e punës është shumë e ulët, sidomos tek gratë rome (29 për qind në 2017), thuhej në një raport të Agjencisë.”

Sipas të dhënave zyrtare, në 2018 “vetëm 239 romë dhe egjiptianë, në mesin e 5,845 punëkërkuesve romë të regjistruar, ishin të punësuar.”

Në Planin Kombëtar të Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2021-2025, qeveria shqiptare zotohet se do të punësojë 60 për qind të punëkërkuesve që janë aktualisht të papunë.

Një prej mënyrave sesi kjo mund të arrihet është duke përfshirë romët në programet e Agjendës së Gjelbër, ku riciklimi është një prej faktorëve thelbësorë.

Sipas UNDP, “54 për qind e romëve dhe 23 për qind e egjiptianëve mbledhin mbetje të riciklueshme në mënyrë të jashtëligjshme, ndërsa vetëm 14 për qind e romëve dhe 4 për qind e egjiptianëve janë të punësuar në mënyrë të rregullt në procesin e riciklimit”.

Gjithashtu, qeveria ka premtuar se do të “krijojë një paketë specifike” e cila do të “mbrojë të drejtat e ricikluesve” dhe t’i “integrojë ata në sistemin e ri që modernizon mënyrën sesi mblidhen mbeturinat dhe ndarjen e tyre që në burim”.

Në një takim me sipërmarrës romë në Beograd, drejtori i Zyrës së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për Projektin e Integrimit të Romëve, z. Orhan Usein, theksoi rëndësinë e përfshirjes së romëve në Agjendën e Gjelbër dhe atë Digjitale.

“Qytetarët romë mund të zhvillojnë aftësi dhe të fitojnë mundësi për të edukuar veten, për të vepruar në mënyrë inovative dhe për të ndjerë përfitimet e transformimit digjital me qëllim qasjen e tyre në tregun e punës. Agjenda e Gjelbër është faktor kyç për kalimin drejt ekonomive moderne dhe neutrale ndaj karbonit. Romët janë grumbulluesit individualë më të mëdhenj të mbetjeve, të punësuar kryesisht në ekonominë gri. Duke krijuar një sistem dhe duke ofruar trajnime për ndarjen dhe riciklimin e mbetjeve, romët mund të kalojnë nga puna joformale në atë zyrtare dhe të kontribuojnë në qëllimet e agjendës së Gjelbër.”

Bashkimi Europian ka adresuar këtë çështje duke financuar projektin “Fuqizimi ekonomik dhe social për romët dhe egjiptianët –nxitje për përfshirjen sociale” (ESERE), prioritet i të cilit është ulja e hendekut të papunësisë përmes politikave zhvillimore të qëndrueshme.

Një prej programeve pilot që po implementohet në disa zona të Tiranës është Programi Tranzitor për Ricikluesit Romë dhe Egjiptianë, në bashkëpunim të ngushtë midis Bashkisë Tiranë dhe kompanisë së riciklimit ECO Tirana.

Programi po trajnon 50 riciklues romë dhe egjiptianë sesi të integrohen në sistemin e depozitimit të mbetjeve, ku grumbulluesit mbledhin mbeturinat dhe i hedhin ato në vendet e përcaktuara të qytetit.

Programi pilot është një shembull i mirë sesi riciklimi joformal mund të kthehet në një profesion të ligjshëm por më shumë duhet bërë për një përfshirje më të madhe të ricikluesve joformalë.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Mësuesja finlandeze u jep mësim online fëmijëve në kapmin ‘Al-Hol’

Ilona Taimela është personazhi kryesor i një historie që deri më tani është mbajtur sekret. Kjo mësuese nga Finlanda u ofron kurse mësimi në...

Lukashenko akuzon Lituaninë se ka hedhur trupa të pajetë në kufirin me Bjellorusinë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, akuzoi të hënën autoritetet lituaneze për hedhjen e trupave të pajetë të emigrantëve në kufirin mes dy vendeve. Lituania hodhi...

Presidenti Biden: Varianti i ri i COVID, shkak për shqetësim, jo për panik

Presidenti Joe Biden e quajti variantin e ri të COVID-19 shkak për shqetësim, por jo për panik, ndërsa sqaroi se nuk po konsideronte një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER