Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur rreth 10 nga 400 banesat që duhet të rrënohet për të ndërtuar lagje e re të ‘5 Majit’.
Në të do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit por dhe banorët e zonës, me shtëpi të legalizuara ose në proces.
Po të mërkurën në mëngjes pati përplasje mes disa prej tyre dhe policisë.
Të pakënaqur nga marrëveshja me bashkinë, për strehim pas shembjes së banesave, ata kanë refuzuar ta firmosin dhe të zhvendosen.
Konfrontimi ishte më i fortë në familjen Mziu, e cila e paqartë nga oferta për strehim ka paditur bashkinë së bashku me fqinjët.
Djali i familjes u lidh me pranga në ccati dhe u largua prej aty nga policia. Shtëpia u shemb për disa minuta.
Kryebashkiaku Veliaj, tha se aksioni do të vazhdojë dhe lagjja e re do të përfundojë, pavarësisht kërcënimeve të disa subjekteve të OFL-së që sipas tij ishin mes protestuesve.