Zgjedhjet në Shqipëri, si ka qenë pjesëmarrja në votime ndër vite

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vit pas viti, numri i shqiptarëve që u drejtohen kutive të votimit ka ardhur duke u ulur.

Në zgjedhjet e para pluraliste të zhvilluara në vend në vitin 1991, nga 1.984.993 votues të regjistruar në listat e votuesve, e ushtruan të drejtën e tyre për të zgjedhur 1.763.568 qytetarë, ose 98.92% e tyre.

Këto janë edhe zgjedhjet me pjesëmarrjen më të lartë në historinë e pluralizmit shqiptar.

Menjëherë më pas, në vitin 1992 në zgjedhjet parlamentare, përqindja e atyre që morën pjesë në votim, ishte 91.5%, ose rreth 8% më pak se zgjedhjet e para.

Në zgjedhjet e treta pluraliste për kuvendin e Shqipërisë, ato të vitit 1996, numri i votuesve të regjistruar ishte më i lartë, por ata që e ushtruan këtë të drejtë vazhduan të shënonin rënie.

Nga 2.204.000 votues, në zgjedhje morën pjesë 89.08% e tyre.

Një vit më pas, shqiptarët ju drejtuan përsëri kutive të votimit, në zgjedhjet e dyta të parakohshme që nga rënia e diktaturës, dhe pjesëmarrja sërish ishte e ulët. Në këto zgjedhje morën pjesë 72.56% e qytetarëve.

Në zgjedhjet e viti 2001 popullsia ishte rritur dhe numri i votuesve të regjistruar ishte afro 2 mln e 500 mijë, por në krahasim me zgjedhjet paraardhëse, kutive të votimit ju drejtuan 17.61% më pak votues, duke e çuar numrin e votuesve në 54.95%.

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 shënojnë edhe herën e parë pas 10 vitesh pluralizëm, që numri i votuesve nuk i kaloi 50%.

Nga më shumë se 2 mln e 800 mijë votues të regjistruar, të drejtën e tyre për të votuar e ushtruan vetëm  48.73% e tyre.

Në vitin 2009 numri i votuesve në listat e komisionit qendror të zgjedhjeve i kaloi 3 milionë, por sërish shifra e atyre që të dielën e zgjedhjeve iu drejtuan kutive të votimit mbeti e ulët. Rreth 1mln e 500 mijë shqiptarë, ose 50.77% e tyre, dolën të votojnë. Pjesa tjetër i bojkotuan masivisht këto zgjedhje.

Një rritje të lehtë duket se shënoi pjesëmarrja në zgjedhjet e vitit 2013 ku kutive të votimit ju drejtuan 53.31% e qytetarëve.

Zgjedhjet e fundit parlamentare që janë mbajtur në Shqipëri, ishin ato të vitit 2017, ku është regjistruar edhe pjesëmarrja më e ulët historike në zgjedhjet për kuvendin, 46.76% e qytetarëve.

Ritmet e larta të emigrimit, por edhe mosbesimi i shqiptarëve tek politika, ka bërë që për 30 vite, numri i atyre që u drejtohen kutive të votimit, të bjerë me më shumë se 50%.

Gjatë këtyre 30 ditëve të fushatës elektorale, lideri i opozitës Basha u ka kërkuar qytetarëve të dalim masivisht në votime, duke e parë pjesëmarrjen e lartë si një mundësi që opozita të dalë fituese në këto zgjedhje. Të njëjtën thirrje për qytetarët ka pasur edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, por edhe ambasadorët e huaj të akredituar në vendin tonë.

Lexoni gjithashtu:

Kush voton sot, 3.58 milionë shqiptarë me të drejtë vote, 107 mijë për herë të parë

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, qytetari i parë që voton

Etiketimet

Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 mln dollarë

Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të...

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER