Numërohen votat për kandidatët, emrat më të votuar nga PS dhe PD në njësinë 10

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në njësinë 10 në Tiranë votimi dhe numërimi është kryer në mënyrë elektronikë duke bërë që rezultati të shpallet brenda pak orësh nga përfundimi i procesit.

Për sa i përket votimit për partitë, Partia Socialiste ka marrë 6 007 vota,  Partia Demokratike rezulton me 4 550 vota ndërsa për LSI kanë shkuar 626 vota.

Ndërkohë votimi për kandidatët për deputetë nxjerrin me një numër të konsiderueshëm votash, ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, që në listën e PS është i renditur në vend të 23.

Xhafaj ka siguruar gati 2800 vota ndërsa kandidati i dytë i PS më i votuar është ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me 281 vota.

Në listën e PD, kandidati më i votuar është Agron Shehaj me 525 vota duke lënë pas edhe kryetarin Lulzim Basha që ka marrë 492 vota.

PS

Xhafaj 2795 vota

Manasterliu 281 vota

(Etjen) Xhafaj 272 vota

Balluku 243

Bozo 195 vota

Rakipi 185 vota

PD

Shehaj 525 vota

Basha 492 vota

Nebijaj 469 vota

Shehi 355 vota

Idrizi 277 vota

Berisha 238 vota

LSI

Kryemadhi 81 vota

Haxhinasto 51 vota

Spahiu 47 vota

Bregu 46 vota

Gjosha 32 vota

Etiketimet

Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 mln dollarë

Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të...

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER