Sondazhi i fundit i Euronews Albania dhe MRB qëllon në shenjë rezultatin e zgjedhjeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sondazhi i fundit i Euronews Albania dhe MRB, i publikuar më 19 prill është shumë afër rezultatit që del nga numërimi i deritanishëm i kutive të votimit.

Sondazhi i jepte PS në rang kombëtar 48.5% të votave ndërsa aktualisht PS është në kuotë ne 48.86%.

Për PD, sondazhi jepte 41.5% të votave ndërsa aktualisht deri në kutitë e numëruar deri në orën 17:21 është në 39.3%.

Për LSI parashikimi i sondazhit ishte 6.5% dhe kjo forcë politike deri tani ka marrë 6.95% të votave në rang kombëtar.

“Është një parashikim që është provuar në praktikë deri tani”, u shpreh Neritan Sejamini, drejtues i emisionit “Me pak fjalë”.

Adri Nurellari, analist, thotë se ka pasur frikë se njerëzit mund të kishin frikë të shprehnin bindjen e tyre dhe kjo mund të çonte në dështimin e sondazhit.

“Në Shqipëri ka njerëz që hezitojnë. Kur kam qenë i ri dhe bëja sondazhe shihja që njerëzit hezitonin, një farë frikë.

Fakti që përputhet sjellja me opinionin tregon se jemi një shoqëri më e relaksuar dhe pak më e lirë”, tha Adri Nurellari.

Dimitris Mavroz, drejtor i MRB tha se pikërisht për shkak të hezitimit u vendos që intervistat të realizoheshin ballë për ballë.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER