Analistët krahasojnë të dhënat, sondazhi i Euronews Albania përkon me rezultatin e KQZ-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autori i emisionit “Me pak fjalë”, Neritan Sejamini solli në vëmendje sondazhin e Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë MRB, i cili është shumë i ngjashëm me rezultatet e Shqipërisë sot.

Gazetari i Euronews Albania, Sonil Frashëri sqaroi më anë të grafikëve se Partia Socialiste sot është 48.6% ndërkohë që në sondazhin e fundit u parashikua të dilte me 48.5% në rang kombëtar. Ndërkaq, Partia Demokratike sot është 39.5% dhe në sondazh parashikohej të ishte 41.5%.

Rezultatet brenda marzhit të gabimit dhe shumë afër rezultateve konkrete, sollën dhe komente në studion e Ilva Now nga analistët e ftuar.

“Ju duhet të keni pasur akses në sistemin e patronazhistëve, nuk ka mundësi. Komplimente për këtë sondazh” – tha deputeti, Ralf Gjoni.

Autori i “Me pak fjalë” përmendi punën e jashtëzakonshme që është bërë në katër muaj me kompaninë MRB dhe Euronews Albania për të arritur në një sondazh i cili ishte real dhe i saktë.

Ndërkaq analisti, Redi Shehu komplimentoi sondazhin teksa theksoi rezultati i tij ka skanuar një rezonancë fantastike elektorale sesi Partia Demokratike ka arritur në atë pikë që është sot.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 mln dollarë

Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të...

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER