Rezultati në rang kombëtar deri në orën 12:00, PS merr 74 mandate

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në të dhënat që raporton KQZ dhe të përpunuara nga Euronews Albania vihet re se deri në orën 12:00 Partia Socialiste e Shqipërisë vijon të kryesojë bindshëm rezultatin elektoral në rang kombëtar-Kliko këtu për të parë hartën interaktive.

Teksa janë numëruar 4843 nga 5199 qendra votimi në total, Partia Socialiste sipas të dhënave ka marrë deri tani 48.63% të votave.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka siguruar deri tani 39.38%. Konfiguracioni elektoral për Lëvizjen Socialiste për Integrim është shumë i ulët në krahasim me zgjedhjet e 2017.

Bazuar në shifrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky subjekt politik në rang kombëtar ka marrë deri tani 6.86% të votave, kurse 2.25% kanë shkuar për Partinë Social-Demokrate, që drejtohet nga Tom Doshi.

Mandatet e fituara në rang kombëtar deri tani: 

  • Partia Socialiste-74 mandate
  • Partia Demokratike-59 mandate
  • Lëvizja Socialiste për Integrim-4 mandate.
  • Partia Social-Demokrate-3 mandate

Etiketimet

Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 mln dollarë

Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të...

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER