Skenarët se si opozita mund të kishte marrë më shumë mandate

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

A ka ndonjë gjurmë që tregon blerje votash me rezultatin aktual? Ishte kjo pyetja e drejtuar nga Ilva Tare, të cilës gazetari i Euronews Albania, Sonil Frashëri, iu përgjigj me dy skenarë të mundshëm që mund të na çojnë në rezultatin se vullneti i popullit është deformuar.

Sipas të dhënave, Partia Socialiste ka rreth 4000 vota më shumë seç ka pasur në vitin 2017.

“Partia Socialiste ka pasur në vitin 2009, 620 mijë vota, në vitin 2013, 715 mijë vota, në vitin 2017 ka pasur 764 mijë vota dhe tani është duke shkuar sërish te ajo shifër, pra ka pasur një konstante të votave të veta. Pra, nëse do themi se ekziston mekanizmi i blerjes së votës, ky është në raportet e ndërkombëtarëve por nuk mund të flasim për një listë kirurgjikale njerëzish që Partia Socialiste i ble gjithmonë,” – shpjegoi Frashëri.

Sipas të dhënave, që gazetari iu referua, Partia Demokratike ka pasur 448 mije vota në vitin 2017 dhe është rritur me 170 mijë vota më shumë në zgjedhjet e këtij viti, dhe siç tregoi dhe gazetari i Euronews Albania, ky rezultat përkon me atë të vitit 2009, nivelin më të lartë të PD-së.

Me shpërndarjen e deritanishme dhe me këtë skenar, votat e partive kanë shkuar në shtratin e tyre historik.

Por a është vendosja e pushtetit si pasojë e blerjes së votës? Kjo ishte një tjetër pyetje e ngritur nga Sonil Frashëri, i cili shpjegoi një analizë të thjeshtë se si opozita mund t’i kishte fituar zgjedhjet nëse do kishte marrë një vendim politik ndryshe. Si shembull u mor qarku i Gjirokastrës.

“Në qarkun e Gjirokastrës, Partia Socialiste ka 53.83%, Partia Demokratike 30.65% dhe për shkak se nuk kap dot kuotën për një mandat, Lëvizja Socialiste për Integrim me 12.6% nuk merr asnjë mandat dhe mandatet ndahen tre me një për shkak të sistemit në favor të Partisë Socialiste. Nëse votat e LSI-së do të bashkoheshin me votat e PD-së, rezultati do ishte dy me dy, pra opozita do të përfitonte një mandat dhe Partia Socialiste do ta humbte një mandat duke zbritur numrin në 73 mandate,” – informoi Frashëri.

Të njëjtën analizë, gazetari e bëri dhe për qarkun e Beratit ku pesë mandatet e fituara nga PS, i cilësoi të fituara pikërisht prej mosplotësimit të kuotës së LSI-së për të marrë një mandat. Ndërkaq e njëjta skemë do të aplikohej në Vlorë dhe Durrës.

“Me këto katër mandate, rezultati sot do të ishte 70 me 70 dhe në Lezhë do të ishte opozita e avantazhuar për të marrë një mandat më shumë. Pra, është një vendim politik dhe jo vetëm blerje votash përcaktimi i pushtetit,” – përfundoi gazetari Frashëri.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER