English

Alarmi për drogat në Kosovë, mesatarja e përdoruesve 16 vjeç

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këtë vit, Policia e Kosovës ka arrestuar rreth 1500 persona për posedim, përdorim, kultivim ose shitje të paautorizuar të lëndëve të ndryshme narkotike.

- Advertisement -

Zona me më shumë raste është ajo e Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, me 387 raste të regjistruara.

Megjithëse nuk ka shifra zyrtare, sipas Safet Blakaj, drejtori i qendrës për parandalimin e abuzimit dhe trajtimin e varësisë nga drogat dhe alkooli “Labirint”, numri i përgjithshëm përdoruesve të drogës në Kosovë është mbi 35 mijë.

Vetëm në këtë qendër rehabilituese, që pos Prishtinës funksionon edhe në Gjilan e Prizren, janë të regjistruar 2300 persona të varur nga droga.

Derisa tregon se mosha mestare kur të rinjtë nisin përdorimin e drogave është vetëm 16 vjeç dhe se ka raste ekstreme që nisin në moshën 12 vjeç, Blakaj vlerëson se kjo duhet të shërbejë si alarm për institucionet shtetërore në Kosovë.

Sipas Safet Blakajt, Kosovës i mungon një program i veçantë edukues dhe informues brenda dhe jashtë shkollave, si masë parandaluese gjithashtu ashtu edhe qendrat për trajtimin dhe rehabilitimin e përdoruesve të narkotikëve.

Në pesë vjetët e fundit, ai thotë se ka rënë dukshëm përdorimi i heroinës, por është shënuar rritje në përdorimin e marihuanës, kokainës dhe drogave të tjera që shkaktojnë varësi.

Marijuana është droga më e përdorur në Kosovë. më pas vjen kokaina, amfetamina (speed), ekstazi (MDMA) dhe përzierje të ndryshme, në raste më të rralla edhe GHB.

Këtë e mbështesin edhe statistikat e Policisë, e cila gjatë këtij viti ka konfiskuar 820 kilogramë marijuanë, 25 kilogramë hashash, 10 kilogramë farë dhe 6810 bimë kanabisi, 7 kilogramë e gjymë heroinë, 1 kiolgramë e gjysmë kokainë, si dhe 110 kokrra ekstazi.

Blakaj vlerëson se Kosova nuk është gatshme të bëj një rregullim ligjor ose legalizim të përdorimit të disa llojeve të narkotikëve.

Sipas tij, Kosova nuk i përmbushë dy kritere elementare për të bërë diçka të tillë: programet e kontrollit të marijuanës dhe dekriminializimin e saj ose shkatërrimin e trafikuesve të kësaj lënde narkotike.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?