“Më mirë një marrëveshje të mirë se sa një marrëveshje të shpejtë.”
Është ky qëndrimi që ka kryeministri i Kosovës Albin Kurti për vendosjen e dialogut me Serbinë.
Në editorialin që ka shkruar për gazetën konservatore gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, nënvizon se mund të ketë vetëm një normalizim të marrëdhënieve ndërkombëtare nëse palët që “normalizohen” bien dakord mbi rregullat dhe parimet që respektohen nga të dy.
“Politika që synon hakmarrjen është jetëshkurtër dhe pa perspektivë. Ne ftojmë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të monitorojnë procesin dhe të paracaktojnë masat që duhen marrë në rast të mosrespektimit të parimeve dhe çdo shkelje të marrëveshjes”, citohet Kurti nga gazeta gjermane.
Duke risjellë në vëmendje se tarifa doganore prej 100% për importet nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina i ka trashëguar nga qeveria e mëparshme, kryeministri Kurti shpreh bindjen se për të parimi i reciprocitetit ka qenë gjithmonë parimi udhëheqës.
“Marrëveshjet e bëra përmes shtrëngimit dhe kërcënimeve që nuk bazohen në respekt të ndërsjellë nuk ia vlen letra në të cilën ne nënshkrujmë. Prandaj, si një shenjë e vullnetit tonë të mirë dhe gatishmërisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike, ne dëshirojmë të heqim tarifën për lëndët e para të importuara nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina nga 15 Mars 2020″, shkruan kryeministri i Kosovës.
Regimi që pret nga Serbia pas këtij vendimi është që ti japë fund e fushatës fushatën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe të heqë barrierat jo tarifore në tregti.
Nëse pala serbe tregon vullnet të mirë këtu, qeveria kosovare do të heqë plotësisht detyrimet e importit për mallrat nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina për një periudhë prej 90 ditësh nga 1 prilli i vitit 2020. Në të kundërt ai paralajmëron se nga 1 prilli do