English

Albin Kurti heq pjesërisht dhe me kushte taksën ndaj mallrave serbe: BE të liberalizojë vizat për Kosovën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference të jashtëzakonshme që po mban, ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim që prej datës 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë ndaj Serbisë.

- Advertisement -

“Pas takimeve me ndërmarrësit vendor dhe prodhuesit tanë dhe leximit të analizës së reciprocitetit, e punuar nga Ministria e Ekonomisë. Kam ardhur tek ky qëndrim. Si Qeveri e Kosovës gjatë javës së ardhshme do të marrim vendim që nga data 15 mars 2020, të hiqet tarifa për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kjo si shenjë e mirë.

Ftojmë Serbinë që të zotohet se do të ndërpresë fushatën për çnjohje dhe të nis eliminimin për barrierat ndaj Kosovës. Nëse pala serbe zotohet për këtë, atëherë duke filluar nga data 1 prill Qeveria e Kosovës do të tërheq tërësisht tarifën në një periudhë prej 90 ditësh. BE të liberalizojë vizat para Samitit të Zagrebit. Nëse Serbia nuk i heq barrierat dhe nuk pushon fushatën e çnjohjes, atëherë qeveria do të nis prej datës 1 prill reciprocitetin gradual. Nëse pala serbe nuk reflekton as pas kësaj atëherë, Qeveria e Kosovës do të rikthej tarifën”, raporton KosovaPress.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?