English

Albin Kurti kërkoi shkarkimin e tij, Thaçi i përgjigjet nga Shtetet e Bashkuara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Hashim Thaçi komentoi i pyetur nga Zëri i Amerikës akuzat e Kryeministrit Albin Kurti për atë që ai e quan shkelje të Kushtetutës.

- Advertisement -

Thaçi tha se Kosova është e bekuar që ka NATO-n: “Kosova është e bekuar që ka NATO-n në Kosovë dhe ky partneritet vetëm sa do të avancohet derisa të jetë Kosova pjesë e NATO-s. Shqetësim për Kosovën është paranoja për NATO-n dhe jo prezenca e NATO-s.”

Presidenti Hashim Thaçi po zhvillon një vizitë në SHBA ku u takua  me sekretarin e shtetit, Mike Pompeo. Sekretari Pompeo, sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit  “pret që Kosova të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që popujt e të dy vendeve të kenë përfitimet maksimale ekonomike dhe tregtare, një hap ky jetik për të rifilluar bisedimet për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve”.

Në anën tjetër zëvendës-sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, David Norquist, pas takimit me Thaçin ka shkruar në “Twitter” se Departamenti i Mbrojtjes vazhdon të mbështesë zhvillimin e Forcës së Sigurisë Kosovës dhe përpjekjet që të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti kërkon shkarkimin e presidentit Thaçi pas marrëveshjes sekrete të vitit 2013 për veriun e Kosovës

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?