English

Albin Kurti letër Presidentit të SHBA për taksën ndaj Serbisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo lidhur me hapat e planifikuara për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, ku përmes letrave të dërguara ka përsëritur planin për heqje të pjesshme të takës.

- Advertisement -

Në letrat dërguar nga Kurti, ai përsëritë planin që fillimisht të ketë heqje të pjesshme të taksës 100%, duke ritheksuar se kjo bëhet si shprehje e gjestit të mirë diplomatik.

Ndërsa lidhur me dialogun me Serbinë, Kurti ka theksuar se ka mandatin kushtetues që të udhëheqë me këtë proces. Ai I referohet mungesës të koordinimit ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës, për siç thotë “rolin, interesin dhe qëllimet në dialogun me Serbinë, si dhe për mungesën e qartësisë se kush flet në emër të Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe në tavolinën negociuese”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?