English

Albin Kurti përplaset me Vuçiçin: Ka ardhur koha që Serbia të çlirohet nga Kosova

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dëshmoi edhe një herë se mbetet politikani “rebel”. Kësaj here e tregoi në takimin për Ballkanin Perëndimor organizuar në kuadërKonferencësMynihut. Edhe pse diskutimet u zhvilluan me dyer të mbyllura, në media qarkulloi video e fjalimit të tij që u shoqërua edhe me reagimin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

- Advertisement -

Kreu i ekzekutivit të Kosovës ka kundërshtuar idenë e Minishengenit Ballkanik, duke kërkuar një ‘Minimarshall Plan’ për Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka kritikuar direkt Thaçin, Vuçiçin, por edhe Ramën për çështjen e kufijve.

“Duhet kemi parasysh tre parime për t’i shëruar plagët. Duhet ta përgatisim mirë, me parime të mira dialogun e ardhshëm në rajonin tonë, në veçanti atë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E para s’ka marrëveshje pa dialog, e dyta  s’ka dialog me harta, dhe së treti pa presidentë rreth hartave”-tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Një tjetër deklaratë e fortë e tij në këtë takim nxiti reagimin e Presidentit Vuçiç.

“Pothuajse të gjithë prej jush na ndihmuat që 20 vjet më parë Kosova të çlirohet nga Serbia. Tani mendoj e ka ardhur koha që të ndihmohet Serbia për t’u çliruar nga Kosova”, shtoi z. Kurti.

Kurti ka kërkuar që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen njëherësh me Unionin.  Me herët ai u shfaq kritik edhe për marrëveshjet që u firmosën në Mynih mes Kosovës dhe Serbisë, për të  cilat tha se nuk është marrë asnjë autorizim nga qeveria e re.

Kryeministri i Kosovës përmes një reagimi në rrjetet sociale tha se qeveria e tij do të analizojë të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara ta trajtojnë me prioritet këtë çështje.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?