English

Albin Kurti: Virusi mund të shtyjë zgjedhjet, por nuk ka alternativë tjetër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vazhdon insistimin për zgjedhje të reja pas shkarkimit të qeverisë së tij, javën e kaluar.

- Advertisement -

Këtë qëndrim, Kurti tha se e ka mbajtur edhe në takimin 20 minutësh me presidentin, Hashim Thaçi.

“Përpjekjeve të presidentit që të flasim për qeveri të re dhe kandidatura të reja u jam përgjigjur me qëndrimin se nuk mund të shpërfillim dhe mohojmë nenin 82 të Kushtetutës, që thotë se pas mocionit të mosbesimit, ajo që mbetet është të shkohet në zgjedhje të reja”, tha Kurti.

Duke aluduar për shkuarjen në zgjedhje pas votimit të mocioneve, në dy raste në të kaluarën, kryeministri në detyrë tha se presidenti Thaçi është zotuar për zbatim të Kushtetutës, ligjeve dhe praktikave të mëparshme.

Pasi vlerësoi se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, Kurti tha se pandemia COVID-19 mund vetëm t’i shtyjë ato.

“Ne theksuam qëndrimin tonë që presidenti nuk do të duhej të merrej me emra njerëzish e partish, por me datën e zgjedhjeve të reja brenda këtij viti kalendarik. E di që jemi në betejë intensive me virusin, dhe mbase kjo mund të shtyjë zgjedhjet, por Kushtetuta nuk ofron alternativa të tjera”, theksoi kryeministri në detyrë.

Pas Kurtit, në ambientet e presidencës është parë duke hyrë kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?