English

Albpetrol hap ankandin për shitjen e 120 mijë ton naftë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Albpetrol ka hapur ankand për shitjen e 120 mijë ton naftë bruto. Ofertat e kompanive që do të shprehin interes hapen më 10 maj.

- Advertisement -

Ky është ankandi i parë që kompania publike e prodhimit të naftës ka shpallur që prej rritjes rekord të çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Formula e shitjes së naftës është 75.33% e vlerës së një fuçie në bursa. Me çmimet e sotme, nëse ankandi do të rezultojë i suksesshëm, Albpetrol mund të fitojë 70 milion euro.

Kompania shtetërore e naftës ka dështuar në një ankand të fundit që hapi në dhjetor, ndërsa në maj përfundon kontrata e furnizimit që ka me një kompani vendase.

Aktualisht gjendja në depozitat e saj është 35 mijë ton naftë , ndërsa kontrata kërkon gjetjen e një blerësi për ta furnizuar për 1 vit.

Albpetrol gjendet në vështirësi financiare, ndërsa ankandet për shitjen e naftës nuk kanë rezultuar gjithmonë të suksesshme.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?