English

Aleatët e Perëndimit: Pas sulmit kibernetikë ndaj Gjeorgjisë fshihet Rusia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas sulmit të madh kibernetikë kundër qeverisë gjeorgjiane, mediave dhe organizatave joqeveritare gjatë tetorit të shkuar ndodhet Rusia, kanë thënë Aleatët e Perëndimit të enjten.

- Advertisement -

Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe disa prej vendeve anëtare të BE, si Holanda, Polonia, Danimarka, Republika Çeke, Norvegjia dhe Estonia kanë fajësuar Shërbimet e Inteligjencës Ruse (SHIR) për sulmin e masiv të 28 tetorit, 2019.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ruse ka mohuar se janë të përfshirë në sulm, sipas agjencisë së lajmeve RIA.

Sulmi ka prekur mijëra faqe në Gjeorgji, përfshi këtu dhe disa në pronësi të qeverisë dhe organizatave joqeveritare dhe përkohësisht ndërpreu transmetimin e dy televizioneve të mëdha në vend.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha se ky sulm kishte qene pjesë e “fushatës afatgjatë të Rusisë për veprimtare armiqësore dhe destabilizuese kundër Gjeorgjisë”.

deklaratën e tyre, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se sulmi kibernetikë “tregon një dukuri të vazhdueshme të operacioneve kibernetike ruse kundrejt një sërë shtetesh”.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë që ta ndalë këtë sjellje në Gjeorgji dhe gjetkë. Mbarëvajtja e hapësirës kibernetike varet nga sjellja e përgjegjshme e kombeve tona”, thuhej më tej.

“Gjeorgjia e vlerëson thellësisht mbështetjen e shprehur me zë të lartë nga partnerët dhe aleatët në mbarë botën”, tha në Twitter kryeministri Giorgi Gakharia.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike të Britanisë shpjegoi se programi i përdorur për të kryer sulmin, njihet me emra të ndryshëm si “ekipi Sandworm, Grupi BlackEnergy, Telebots ose VoodooBear” operohet nga Qendra Kryesore e Teknologjive Speciale të SHIR.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?