English

Aleatët e vegjël të PD formojnë lëvizje politike, Agron Duka: Ftojmë LSI dhe PDIU

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partia Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka paraqitur propozimin më të fundit të partive të vogla të opozitës së bashkuar në një intervistë për Euronews Albania.

- Advertisement -

Në një kohë kur, kërkesat e tyre për ndryshimin e sistemit zgjedhor aktual nuk janë pranuar nga Partia Demokratike me argumentin se nuk ka kohë të mjaftueshme, aleatët duket se kanë gjetur një zgjidhje të ndërmjetme për të “modifikuar sistemin”.

Z. Duka duke folur për këtë temë, shpjegoi se bëhet fjalë për një grupim të forcave politike nën një listë të përbashkët kandidatësh për deputetë brenda koalicionit opozitar.

Deri tani janë 5 forca politike që kanë shprehur interes për një ide të tillë, që është paraqitur nga Partia Republikane.

Mbetet për t’u parë qëndrimi që do të mbajnë Lëvizja Socialiste për Integrimit dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të cilat me këtë sistem zgjedhor në proceset e kaluara ia kanë arritur që të marrin disa deputetë.

“Bëhet fjalë për grupime partish brenda koalicionit. Maksimizohet vota dhe jepet sinjal pozitiv për këtë sistem të padrejtë. Këtu nuk është se cenojmë interesin e ndonjë partie politike dhe nga përfshirja nuk përjashtohet as LSI dhe as PDIU”, u shpreh z. Duka.

Kreu i PAA-së nënvizoi se kjo gjë do të kërkojë lejimin e formimit të lëvizjeve politike brenda një koalicioni, që deri tani nuk parashikohet në ligjin zgjedhor.

Ky propozim që sipas z. Duka ende nuk është formalizuar, pritet të dëmtojë vetë Partinë Demokratike, e cila me votat e aleatëve që nuk arrin dot të merrnin mandat, rriste numrin e përfaqësuesve në Parlament.

Këtë gjë, në zgjedhjet e kaluara parlamentare, PD e ka kompensuar duke futur në listën e saj të kandidatëve për deputetë dhe emra të kryetarëve të partive të vogla.

Gjatë  intervistës, z. Duka komentoi dhe thirrjet e Presidentit Ilir Meta për protestë më 2 mars kundër siç e quan ai tentativës së mazhorancës për grusht shteti.

“Ka një etje për të marrë të gjitha pushtetet. Tentativa për të kapur Gjykatën Kushtetuese është një kambanë alarmi. Pushteti po përqendrohet në të njëjtin dorë. Nëse tentojnë t’i marrin të drejtat kushtetuese Presidentit, është diçka alarmante. Do të marr pjesë si qytetar. Këtu nuk i bëhet dëm vetëm presidentit por të gjithë vendit”, përfundoi kreu i PAA-së.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?