Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar edhe njëherë se nuk do të ketë qeveri të re në Kosovë nëse nuk përfshihet dhe Lista Serbe.
Duke iu referuar faktit që qeveria e re nuk është formuar ende në Kosovë, kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiç theksoi faktin se është e rëndësishme që Lista Serbe të jetë unike dhe e qartë në idenë se pa të, nuk ka qeveri në Kosovë.
Ndër të tjera Vuçiç foli edhe për taksën, ku tha se qeveria e re duhet të heqë taksën ndaj mallrave serbe.
Sipas presidentit serb, kjo taksë ka ndikuar që rritja ekonomike në Serbi të ngadalësohet dukshëm.
Gjatë kësaj jave ka pasur një sërë zhvillimesh mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e SHBA, Kosova dhe Serbia nënshkruan tre ditë më parë në Berlin marrëveshjen e fluturimeve ajrore Prishtinë-Beograd, ndërsa Presidenti Donald Trump e konsideroi këtë hap si një fitore të madhe.