English

“Alitalia” anulon fluturimet, të gjithë ata që kanë prerë biletat të kontaktojnë me kompaninë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vijojnë të anulohen fluturime me nisje nga aeroporti i Rinasit. Paraditen e sotme, Autoriteti i Aviacionit Civil ka lajmëruar se të gjitha udhëtimet e “Alitalias” nuk do të kryhen.

- Advertisement -

Në postimin e bërë në faqen zyrtare të AAC në Facebook, shkruhet se për shkak të një greve të kontrollorëve të trafikut ajror, që do të mbahet më datë 14 janar, udhëtimet Romë-Tiranë dhe Tiranë- Romë janë anuluar.

Ata që kanë prerë biletat për atë datë, duhet të kontaktojnë me kompaninë “Alitalia”, për të marrë informacione të mëtejshme për mënyrën sesi do të procedohet

Ditën e martë, kompania “Fly Ernest” anuloi fluturimet e saj, duke shkaktuar kaos në aeroport. Drejtori i AAC, Krislen Keri përmes një deklarate për mediat, tha se udhëtimet do të ishin të kufizuara.

Ndërkohë ditën e djeshme, po në faqen zyrtare të AAC, përmes një postimi, u tha se pezullimi për licencën e kompanisë ajrore “Ernest”, do të mbetet në fuqi edhe pas datës 13 Janar.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?