Ish futbollisti i kombëtares turke, Gokhan Zan duket brenda një makine ndërsa i përlotur kërkon ndihmë përmes një videoje që po qarkullon në rrjete sociale.
“Allahu na ndihmoftë. Hatay është shkatërruar. Jemi pa internet, pa ujë, pa ndihmë, s’kemi asgjë. Ju lutemi ejani dhe na ndihmoni,” – thotë ai.
Një tërmet tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 2700 viktima dhe mijëra të plagosur.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.
Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja dhe që mendohet të shkojnë në disa qindra.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shkon në 2500 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi
- Nga Azia në Amerikën Latine, cilat janë vendet më të rrezikuara nga tërmetet