Ambasada Amerikane në Tiranë në një reagim për masat parandaluese të përhapjes së coronavirusit, ka përshëndetur deklaratat e përgjegjshme të liderëve politikë. Nga ana tjetër, selia diplomatike e SHBA në Shqipëri, thotë se do të bëhet pjesë duke zbatuar masat mbrojtëse.
Gjithashtu, ambasada amerikane nënvizon se, do të jetë në mbështetje të qeverisë shqiptare në përpjekjet për të mbajtur të sigurt njerëzit.
“COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit.
Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjienike, si larja e shpeshtë e duarve.
Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurt, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.