English

Ambasada e Shqipërisë në Francë apel qytetarëve që duan të kthehen në atdhe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasada e Shqipërisë në Francë njofton qytetarët shqiptarë se fluturimi i fundit nga Franca drejt Shqipërisë do të bëhet më 19 mars. 

- Advertisement -

Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada e Shqipërisë fton bashkëkombësit tanë që nëse duan të kthehen në atdhe duhet të prenotojnë sa më parë biletat përmes faqes së internetit.

Sipas saj, ky udhëtim pritet të jetë data e fundit që do lejohen fluturimet nga Franca drejt Shqipërisë, të paktën deri në 19 prill 2020.

“Pas komunikimeve të vazhdueshme të Ambasadës së Shqipërisë, kompania ajrore Transavia France konfirmon se fluturimi Paris-Tiranë i datës 19 mars, do të kryhet.

Këshillohen të gjithë shtetasit shqiptarë që e kanë të domosdoshëm kthimin në atdhe që të prenotojnë sa më parë biletat në faqen e internetit tê Transavia-s (transavia.com), pasi, pas kësaj date, fluturimet do të ndërpriten të paktën deri më 19 prill 2020”, njofton ambasada.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?