English

Ambasadori holandez: Vendet jo anëtarë kanë mundësi të bëhen pjesë e BE-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të gjitha vendet që nuk janë pjesë e BE-së kanë mundësi që të bëhen pjesë e këtij komuniteti. Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat ambasadori holandez në Tiranë, Reinout Vos.

- Advertisement -

Kjo deklaratë e ambasadorit u bë pasi ky i fundit u pyet në lidhje me deklaratën e presidentit të Francës Emanuel Makron që u shpreh në favor të një “komuniteti të ri politik evropian”, që do t’u lejonte vendeve jashtë BE-së të bashkohen me vlerat evropiane.

Për ndarjen e Shqipërisë nga RMV-ja në rrugën drejt BE-së, Vosi tha se çdo vend ka rrugën e vet dhe në këtë rast diskutimi është i një natyre politike.

“Holanda është  vendosur se negociatat si me Shqipërinë si me RMV të hapen sa më shpejt”, u shpreh ai.

Në lidhje me legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri, ambasadori holandez tha se mund të sjellë rreziqet e veta, por “BE është në kontakt me Shqipërinë që kjo gjë të realizohet më së miri”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×