English

Ambasadori i BE në Tiranë përshëndet shtyrjen e miratimit të ligjit për mediat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kuvendi i Shqipërisë vendosi sot të shtyjë miratimin e ligjit për mediat audiovizive deri në pritje të opinionit përfundimtar nga Komisioni i Venecias. Ky hap i mazhorancës është përshëndetur nga Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, por edhe nga përfaqësia diplomatike në Tiranë.

- Advertisement -

“Përshëndes vendimin pozitiv dhe të përgjegjshëm të Kuvendit për t’u tërhequr nga votimi i paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje”. Reflektimi i sotëm i shërben një qëllimi më të madh të përbashkët që është mbrojtja e të drejtave kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe njëkohësisht garantimit të standardeve demokratike dhe europiane”-shkroi në “Facebook” Presidenti i vendit, z. Ilir Meta.

Ambasadori i Bashkimit Europian, z. Luigi Soreca thotë se e pret me padurimi opinionin e Komisionit të Venecias, i cili do të shprehet për përmbajtjen e ligjit të mediave audiovizive gjatë muajit mars.

“Ne e mirëpresim vendimin e mazhorancës në pushtet për të shtyrë votën për Ligjin për mediat audiovizive. Presim me padurim mendimin e Komisionit të Venecias dhe inkurajojmë autoritetet të adresojnë shqetësimet e mbetura të organizatave të mediave dhe komunitetit ndërkombëtar.”-shkruan z. Soreca.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, z. Taulant Balla u shpreh i bindur se ligji i miratuar prej mazhorancës do të certifikohet edhe nga Komisioni i Venecias.

“Unë nuk kam asnjë dyshim dhe e them publikisht, që ligji që e kemi bërë është një ligj shumë i mirë dhe kam të gjithë pritshmërinë time që Komisioni i Venecias do ta certifikojë ashtu siç e kemi miratuar ne. Por, ajo që po iu them se procedurialisht kjo automatikisht shtyhet dhe ky ka qenë një standard, që edhe kur ju keni kërkuar shtyrjen, ne e kemi shtyrë”- theksoi z.Taulant Balla.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?