Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar për situatën e rëndë ku ndodhet Shqipëria pas përhapjes së shpejtë të virusit vdekjeprurës COVID-19.
Diplomati i BE-së ka falënderuar bluzat e bardha, të cilat prej ditësh ndodhen në vijën e parë të “luftës” duke mjekuar të infektuarit, ku numri i tyre sipas ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka arritur në 42.
Ai shkruan në rrjetin e tij social “Twitter” se stafi mjekësor ndodhet nën presion të madh dhe në sfidë për të mbrojtur jetën e qytetarëve në këtë pandemi globale.
“Mendimi ynë sot shkon për të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor në Shqipëri, të cilët janë duke punuar gjatë gjithë kohës dhe nën një presion të madh për të na mbajtur të mbrojtur nga kjo pandemie #koronavirus. Ne jemi shumë mirënjohës për angazhimin tuaj në këto periudha të vështira
# COVID19”,-shkruan Soreca.