English

Ambasadori i SHBA në Serbi i kërkon Kosovës heqjen e taksës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, i është drejtuar me mesazhe të qarta qeverisë së re që do të formohet në Kosovë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

- Advertisement -

Scott tha për mediat e huaja se ai që vjen në qeveri duhet të heqë taksën ndaj mallrave serbe dhe të punojë për rifillimin e dialogut. Teksa ka folur për emërimin e Mathew Palmer si i dërguari i posaçëm i SHBA-së për çështjet e Ballkanit, tha se ky i fundit është personi ideal që do të kontribuojë në normalizimin e raporteve.

“Palmer e njeh shumë mirë problemin mes Kosovës dhe Serbisë dhe rajonit, ai është personi ideal që do të kontribuojë në normalizimin e raporteve, tha ai. SHBA kërkon që Kosova ta pezullojë taksën, në mënyrë që të rifillojë dialogu me Serbinë. Është e rëndësishme për Prishtinën të formojë qeverinë e re, ta pezullojë taksën e të vazhdojë dialogu”.

Ambasadori amerikan është kritikuar shumë herë nga krerët politikë në Serbi për deklaratat e tij pozitive ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës vendosi më 21 nëntor të vitit të kaluar taksën doganore 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja. Vendosja e kësaj tarife shkaktoi debate të ashpra mes palëve dhe ndalimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ish-kryeministri serb Vuçiç, paralajmëroi masa të rrepta kundër Kosovës, duke thënë se nuk do të ketë bisedime me Kosovën derisa të hiqet taksa. Edhe pas reagimit të BE-së dhe deklaratave të Vuçiç, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i vendosur se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Për Beogradin – sipas ministrit serb të Tregtisë dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajiq, – ka pasur dëm ekonomik nga taksa, por Kosova nuk do ta ketë më përkrahjen pa rezervë që ka pasur”.

Serbia është importuesi më i madh në Kosovë i pothuajse të gjitha produkteve. Sipas të dhënave zyrtare, vlera e produkteve të importuara nga ky shtet vetëm brenda një viti, është rreth 400 milionë euro. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×