English

Ambasadori italian Fabrizio Bucci: Situata politike në Shqipëri është konfliktuale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ka komentuar situatën politike nw vend, duke e cilësuar si konfliktuale. Gjatë një aktiviteti në Gjirokastër, Bucci i bëri thirrje forcave politike që të paraqesin programe elektorale të qarta dhe konkrete, të cilat do të përmirësojnë jetën e qytetarëve, pasi zgjedhjet parlamentare të radhës janë gjithnjë e më afër.

- Advertisement -

“Situata politike në Shqipëri vazhdon të jetë konfliktuale. Do të kemi zgjedhjet për pak muaj dhe uroj që kjo të jetë një fushatë elektorale e bazuar në fakte, sepse besoj se zgjedhësit shqiptarë duhet të kuptojnë cilat janë programet e partive dhe çfarë do të bëjnë ato për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Zgjedhësit do të gjykojnë programet, dhe duhet të kuptojnë se çfarë do të bëjë politika këtu,” deklaroi Ambasadori Bucci.

Në përfundim të mandatit të tij si Ambasador në Shqipëri, Bucci u vlerësua nga Bashkia e Gjirokastrës me titullin “Qytetar Nderi”, për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ai do të emërohet si Ambasador i Italisë në Gjermani, duke vazhduar karrierën e tij diplomatike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?