English

Ambasadori Italian takon kreun e KLSH: Rol themelor në integrimin evropian

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, së bashku me drejtuesin e lartë të Guardia Di Finanza, Giampiero Carrieri, zhvilluan sot një takim me kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu.

- Advertisement -

Gjatë takimit, Ambasadori Alberti shprehu vlerësimin për punën e kryer nga KLSH në fushën e kontrollit financiar të institucioneve shtetërore. Ai theksoi se bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare dhe atyre italiane do të intensifikohet së shpejti.

Ambasadori Alberti e cilësoi rolin e KLSH-së si themelor në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. “Ju, zoti Kryetar, zini një vend delikat në strukturën dhe arkitekturën e shtetit, mbi të gjitha në dimensionin e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku transparenca, rregullsia, saktësia, përgjegjshmëria dhe sistemi i llogarive publike luajnë një rol thelbësor”, u shpreh Alberti.

Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, falënderoi Ambasadorin Alberti për vizitën dhe vlerësimin. Ai nënvizoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit midis dy vendeve në sektorin e hetimit financiar të institucioneve publike, duke e konsideruar atë thelbësor për forcimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri. Ambasadori ka konfirmuar nisjen e bashkëpunimit brenda disa muajsh, mes KLSH-së dhe institucioneve të rëndësishme akademike të hetimit financiar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?