English

Ambasadori kinez në telashe pasi e krahasoi median suedeze me “një boksier të peshave të lehta”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria e Suedisë ka thirrur Ambasadorin kinez në Stokholm për të diskutuar mbi komentet e bëra nga ai të shtunën, ku e krahasonte mbulimin mediatik nga Suedia të Kinës, si një boksier i peshave të lehta i cili “provokon një zënkë” me një boksier të peshave të rënda.

- Advertisement -

Ambasadori kinez Gui Congyou e përdori këtë metaforë kur ishte duke folur në televizionin shtetëror të Suedisë, SVT. Ministrja e Jashtme, Ann Linde, e quajti deklaratën e tij “si një rrezik të papranueshëm”.

Ministrja Linde tha se e ka thirrur ambasadorin për të diskutuar mbi këtë çështje të martën. “Liria e fjalës do të mbizotërojë” në Suedi dhe “ajo çka do të bëjë ambasadori i Kinës tani është shumë serioze”, tha ajo.  

Në fjalën e tij për SVT, Congyou tha se ai beson se gazetarët suedezë kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës. Ai nuk dha shembuj konkretë, por e karakterizoi marrëdhënien midis vendit të tij dhe medias në Suedi si të dy boksierëve.

“Është sikur një boksier, 48 kilogram i peshave të lehta, provokon një zënkë me një boksier, 86 kilogram të peshave të rënda, i cili nga mirësia dhe dashamirësia i lutet boksierit më të vogël që të kujdeset për veten e tij”, tha ambasadori.

Zhduket disidenti

Linde tha se ajo i kupton komentet e ambasadorit si një përpjekje për t’i mbyllur gojën medias në një vend që e çmon lirinë e fjalës dhe që njihet në mbarë botën si një mbrojtës i flaktë i të drejtave të njeriut.

“Ia kemi thënë vazhdimisht ambasadës kineze dhe ambasadorit, se liria e shprehjes mbrohet nga Kushtetuta në Suedi dhe se gazetarët kanë të drejtë të kryejnë detyrën e tyre tërësisht të pavarur” i tha ministrja televizionit shtetëror SVT.

Marrëdhëniet midis Pekinit dhe Stokholmit kanë qenë të tendosura që nga viti 2015, kur disidenti Gui Minhai, një shtetas kinez i lindur në Kinë, i njohur për botimet e disa librave mbi udhëheqësit politikë të Kinës, u zhduk në Tailandë dhe u shfaq pas disa kohësh në Kinë.

Në dhjetor, Kina anuloi një vizitë të planifikuar më parë të dy delegacioneve nga fusha e biznesit në Suedi si një shenjë e qartë proteste. Muajin e shkuar, Stokholmi i dha Gui Minhai një çmim për të drejtat e njeriut që u jepet shkrimtarëve dhe botuesve që përballen me persekutime politike.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?