English

​Ambasadori Szunyog: E ardhmja e Kosovës është në BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog deklaroi sot se e ardhmja e Kosovës është në BE.

- Advertisement -

Në Ditën e shënuar të Europës dhe përvjetorin e ‘Deklaratës Schuman që krijoi themelet për paqen mes kombeve europiane, ambasadori Szuniog tha se pa ‘Ballkanin Perëndimor’ BE-ja nuk do të jetë e plotë.

Përmes një postimi në rrjetit tij social ‘Twitter’, ambasadori ka shkruar se është krenar për progresin që Kosova ka arritur.

Ai ka shtuar se BE-ja do të vazhdojë të jetë partneri më i afërt i Kosovës siç është edhe tani.

“Jam krenar për progresin që ka arritur Kosova me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe shteteve tona anëtare. Përkundër çfarëdolloj sfidë, solidariteti i BE-së nuk do të zvogëlohet kurrë dhe BE-ja do të vazhdojë të jetë partneri më i afërt për Kosovën, siç është tani”, shkroi ambasadori.

Ambasadori bëri thirrje për përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për arritjen e progresit në rrugën e saj europiane, i cili tha se mediat duhet të jenë të lira nga çdo presion për të gëzuar sigurinë dhe lirinë e të shprehurit.

“Sundimi i ligjit është themeli i një shoqërie të shëndetshme demokratike dhe së bashku me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, duhet të mbetet prioritet për institucionet e Kosovës”, tha Szunyog.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?