English

Ambasadorja amerikane mbështet mësimin online nga shtëpia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një prej orëve të mësimit të gjuhës angleze në RTSH Shkolla, ambasadorja Yuri Kim u shfaq së bashku me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahinin. 

- Advertisement -

Në fokus të bashkëbisedimit të tyre ishte përdorimi i pyetjeve në anglisht. Ministrja Shahini nënvizoi në fillim të bisedës se momentalisht po punohet  për organizimin e mësimit online dhe leksioneve arsimore në televizion.

Në lidhje me këtë, Ambasadorja Kim u shpreh se ka dëgjuar mbi programin RTSH-Shkollë dhe kjo ishte edhe arsyeja pse donte t’i bashkohej. Më pas, ministrja dhe ambasadorja kanë zhvilluar një bisedë për hobet e tyre personale në gjuhën angleze si dhe kanë prezantuar veten. Gjatë bashkëbisedimit, ambasadorja Kim zbuloi se i pëlqen leximi dhe të luajë në piano, ndërsa ministrja Shahini tha se hobi i saj është piktura.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?