English

Ambasadorja e SHBA doli në krah të ministres Gjonaj, reagon Presidenti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ditë pasi ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim pohoi për Euronews Albania takimin me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar Presidenti i Republikës. Gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, z. Meta u shpreh se, kritik për faktin se ambasadorja amerikane doli në krah të Gjonajt, të cilës i ka kërkuar të japë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

- Advertisement -

“Nuk ndaloj askënd të rreshtohet në krahun e grupit falsifikator, kushdo qoftë brenda dhe jashtë vendit. Unë si president i Republikës, kam bërë çdo gjë që reforma në drejtësi të bazohet ashtu siç është në Kushtetutën e Shqipërisë. Se kush e ka minuar, kush ka përkrahur direkt apo tinëzisht miratimin e ligjeve antikushtetues, si në rastin e prokurorit që u zgjodh me 69 vota, kush ka bllokuar komitetin e emërimeve në drejtësi për 3 vite, kjo është çështje tjetër dhe na ka dëmtuar shumë, por edhe se kush përpiqet të mbështesë këtë akt që unë me anë të fakteve dhe argumenteve të mia e kam cilësuar si përpjekjen finale për grusht shteti, të gjithë po e shohin shumë drejt”, u shpreh Presidenti.

Ndërsa disa orë më vonë, përmes një deklaratë të zyrës së shtypit, Presidenti Meta ka reaguar dhe për distancimin që ambasadorja Kim bëri përdorimin e flamurit amerikan. “Shqiptarët nuk kanë pse t’i marrin askujt leje për të nderuar idealet amerikane”, thuhet në reagim.

Ndërsa deklaratave të kryeministrit nga foltorja e seancës plenare se Presidenti i ka dalë në mbrojtje krimit, z. Meta zgjodhi t’u përgjigjej me ironi: “Nuk do të dëshiroja të shprehesha për çështje të brendshme, aq më tepër të merresha me një zonjë të ndërtuar si gruaja e Bilalit që e njohin të gjithë shqiptarët, dhe nuk është serioze kjo.”

Këto deklarata kreu i shtetit i bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Bullgarisë, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë me ftesë të Metës. Rumen Radev konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e vendit të tij që negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapen sa më shpejt.

 

Gjithashtu lexoni: Ambasadorja Kim pohon takimin me ministren Gjonaj për Euronews Albania

Paketa “anti-KÇK”, Edi Rama në Kuvend: Presidenti dhe opozita mbrojnë kriminelët

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?