English

Ambasadorja e SHBA nis takimet në Tiranë, në fokus çështjet e drejtësisë, integrimit dhe mbrojtjes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim paraqiti përmes takimeve të saj të para dje me zyrtarë shqiptarë, fokusin ku do të përqendrohet misioni i saj diplomatik. Bëhet fjalë për integrimin, mbrojtjen dhe drejtësinë.

- Advertisement -

Ambasadorja zhvilloi takime prezantuese me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. 

Yuri Kim mori zyrtarisht detyrën këtë të hënë, ndërsa u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do vijojnë t’i japin mbështetje Shqipërisë. Në fjalimin e saj të parë ambasadorja tha se ka ardhur në Shqipëri për të ndihmuar vendin drejt anëtarësimit në BE dhe zbatimit të reformave.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të ndihmojnë Shqipërinë, që të bëhet një aleate edhe më e fortë, edhe më e aftë. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar që ta ndihmojnë Shqipërinë të forcojë kandidaturën e saj për në BE. Ne do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën e palëkundur të popullit shqiptar për liri, drejtësi dhe një sistem, ku secili duhet të respektojë të njëjtat rregulla.”, u shpreh ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj zbuloi detaje nga takimi që zhvilloi me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ndërsa theksoi se fokusi kryesor ishte zbatimi i reformës në drejtësi.

“Sot kisha kënaqësinë të mirëprisja në Ministrinë e Drejtësisë, Ambasadoren e re të SHBA-së SH.S.Znj. Yuri Kim.Në një bisedë shumë të ngrohtë dhe konstruktive fokusi ishte te Reforma në Drejtësi. ⚖

Drejtësia është një ndër prioritetet më të rëndësishme dhe për këtë Ambasadorja Yuri Kim shprehu vlerësimin dhe mbështetjen e saj për vijimin e zbatimit të kësaj reforme”-shkroi në “Facebook” ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj.

Ambasadorja e re e SHBA-së takimin e parë në Shqipëri e zhvilloi me Presidentin e vendit, z. Ilir Meta. Ky i fundit vlerësoi rolin e Amerikës dhe ndihmën që ajo i ka dhënë vendit tonë në rrugën euroatlantike.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?