English

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim zhvillon takim pune në kryeministri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një vizite punë në kryeministri. Euronews Albania ka mësuar se diplomatja amerikane  është takuar me shefen e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhgën.

- Advertisement -

Kjo vizitë e saj vjen një ditë pasi qeveria caktoi masa drastike dhe vendosi për mbylljen e shkollave,  anulimin e fluturimeve me veriun e Italisë si dhe një sërë masash të tjera me qëllim pengimin e përhapjes së virusit COVID-19.

“Masat e sotme që ka ardhur momenti gjithnjë në ndjekje të protokollit të përcaktuar nga OBSH për t’i vënë në lëvizje janë:  Pezullimi i fluturimeve direke apo udhëtimet detare nga veriu i Italisë dhe në të gjithë zonat e kuqe të izoluara plotësisht deri në datë 3 prill. Mbyllja e institucioneve arsimore në një periudhë 2 javore për të parandaluar përhapjen  dhe pastaj vlerësimet në proces”, tha dje Rama.

Përgjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar 6 raste të infektuara, ndërsa pacientët në fjalë po marrin shërbim  mjekësor të specializuar në Spitalin Infektiv pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ende nuk dihen detajet rreth objektit të bisedës mes ambasadores së SHBA-së dhe shefes së kabinetit të kryeministrit, Edi Rama. Në kohën kur Italia fqinje është vendosur në karantinë të plotë, autoritetet shqiptare janë vendosur në gatishmëri të plotë duke masat e kontrollit në pikat kufitare, ajrore dhe ato detare për parandalimin e mëtejshëm të COVID-19.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?