Takimi dhe konferenca për mediat e Kryeministrit Edi Rama me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov u shoqërua me replika mes tyre. Kreu i qeverisë shqiptare korrigjoi ministrin rus, i cili foli për detyrime ndaj NATO-s dhe BE-së që sipas tij vështirësojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka postuar në “Twitter” reagimin e Kryeministrit Rama.
Ajo shkruan se: “Në 26 shkurt, Lavrov u përpoq t’i japë leksione Shqipërisë se si ‘detyrimet’ ndaj NATO-s dhe BE-së vështirësojnë marrëdhëniet me Rusinë. Por Kryeministri Rama e korrigjoi atë: Ne nuk jemi me NATO-n dhe me BE-në sepse jemi të detyruar, por sepse kemi zgjedhur vetë dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe”.
Krahas temës së konfliktit në Ukrainë, Kryeministri i vendit Edi Rama, u ndal tek raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Duke folur para mediave, Rama bëri thirrje që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se kjo qasje i shërben jo vetëm vendeve të Ballkanit, por edhe vetë Beogradit.
“Gjithashtu gjatë fjalës së hyrjes, ndoshta të gjatë timen duke thënë se është shumë i qartë se cili është pozicioni ynë si Shqipëri, si kryeministër, ne jemi anëtarë krenar të NATO dhe një aleat krenar i SHBA dhe Bashkimit Europian. Ne qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për çështje, që ministri përmendi si sanksionet, por në të njëjtën kohë dua të them se është shumë e qartë për ne si kryesi e OSBE, ne jemi përpjekur dhe do përpiqemi deri në fund, të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt me çështjen e Kosovës, sepse ne këtë pikë nuk do të kemi asnjë ndikim. Por, siç e përmendi ministri, dua ta theksoj se: që opozita e qeverisë shqiptare dhe e imja është shumë e qartë: sa më shpejt Serbia të njohë Kosovën aq më mirë do të jetë për të gjithë, dhe sigurisht për vetë aq Serbinë”, deklaroi Rama.
Lexoni gjithashtu:
Kryeministri Edi Rama nga Moska kërkon që Serbia të njohë Kosovën