English

Ambasadorja e SHBA vlerëson unifikimin e qëndrimeve Meta-Rama kundër coronavirusit, apel shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim përmes një video-mesazhi të postuar në faqen zyrtare të ambasadës vlerësoi presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama për atë që ajo e cilëson një udhëheqësi e unifikuar në luftën kundër coronavirusit, ndërsa i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi për të jetuar.

- Advertisement -

“Doja t’ju thoja se sot bisedova mne presidentin Meta dhe kryeministrin Rama për të shprehur vlerësimin për udhëheqësinë e tyre të unifikuar në luftën kundër coronavirusit në Shqipëri. U shpreha gjithashtu mbështetjen e fortë për masat që ata kanë marrë në këtë betejë. Ato janë të forta, por absolutisht të nevojshme.

Ashtu siç kanë thënë presidenti Trump dhe kryeministri Rama, kjo është një luftë dhe për të fituar një luftë duhet disiplinë dhe bashkim. Prindërit dhe gjyshërit tanë u thirrën për të dhënë jetën në vijën e zjarrit.

Ne na kërkohet të qëndrojmë në shtëpi për të jetuar. Prandaj le ta bëjmë këtë, të qëndrojmë të disiplinuar dhe ta fitojmë këtë luftë”, thuhet në mesazhin e ambasadores.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×