English

Ambasadorja Kim: SHBA do të ofrojë 800 mijë dollarë për riparimin e dëmeve në Kalanë e Krujës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një grant prej 4.9 milionë euro për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në procesin e rindërtimit as tërmetit të fortë të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima dhe mijëra të tjerë humbën banesat.

- Advertisement -

Një pjesë e grantit të SHBA pritet të shkojë për riparimin e dëmeve që janë shkaktuar në objekte historike që ndodhen në Krujë, Durrës dhe Tiranë.

Një prej tyre është Kalaja e Krujës, ku sot ambasadorja, Yuri Kim gjatë një takimi me ministren e Kulturës, Elva Margariti, konfirmoi se SHBA do të shpenzojë 800 mijë dollarë për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Përveç Kalasë së Krujës që mbetet një prej objekteve më të vizituara nga turistët e huaj dhe vendas, fondi i SHBA do të shkojë dhe për riparimin e dëmeve në vendet historike në Durrës dhe Prezë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?