Të vësh jetën tënde në rrezik, për të shpëtuar një jetë tjetër. Ky është rasti i 28-vjeçarit , Robert Neçaj, i cili shpëtoi 2 të mitur nga mbytja në Ranën e Hedhur, por vetë pësoi lëndime të mëdha.
“Motra po shpëtonte vëllain e kishin kapur krizat e epilepsisë, Vajza më godet në kokë me pajisjen e shpëtimit që ia dhashë për t’i mbajtur, Në këtë moment piva sasi të mëdha uji dhe kisha minimunin e fuqive. Po lutesha që të preknim tokën. Afër bregut unë humbja ndjenjat”, u shpreh ai.
Dy të miturit, nga frika se mos pa dashje kishin shkaktuar një tragjedi, e lanë Robertin pa ndjenja në ujë.
“Nuk kam pasur asnjë kontakt as me fëmijët, as me familjarët e tyre. Kam hyrë me vetë dije që po rrezikohesha, por nuk e mendoja që situata do shkonte kaq rëndë. Atyre nuk u vë faj, janë të mitur janë trembur”, tregoi ai më tej.
Ka qenë djali i xhaxhait, ai që ka dalë të kërkojë për Robertin, pasi ka vënë re mungesën e tij.
Babai i Robertit, e ka paranderë se diçka i kishte ndodhur të birit.
“Duke i rënë telefonit, nuk ja kam hapur, në ato momente dëgjon ambulancën dhe babi thotë që kjo ambulancë është nisur për djalin tim”, tregon ai i përlotur.
Robertit i duhet kohë për tu rikuperuar. Sezoni i verës për të ka përfunduar, jo ashtu siç ai do donte, por thotë se është i lumtur se sot dy prindër gëzojnë fëmijët e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘S’kam asnjë kontakt, as me fëmijët as me familjarët’, Neçaj: I lumtur që i shpëtova
- ‘Nuk m’u afrua askush, ikën pa më ndihmuar’| Rrëfehet i riu që shpëtoi 2 fëmijët