English

“Amerika po shkëlqen sërish”, Trump komenton në Davos suksesin e jashtëzakonshëm të SHBA

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mijëra milje nga Uashingtoni, presidenti Donald Trump tërhoqi vëmendjen në Davos kur foli për suksesin e jashtëzakonshëm të ekonomisë amerikane.

- Advertisement -

“Sot jam krenar të deklaroj se Shtetet e Bashkuara janë në qendër të një bumi ekonomik, të cilin bota nuk e ka parë ndonjëherë. Ne kemi rifituar prestigjin tonë, kemi rizbuluar shpirtin tonë dhe kemi rizgjuar makinerinë e fuqishme të biznesit amerikan. Amerika po shkëlqen, po lulëzon dhe po fiton si kurrë më parë”, – u shpreh Donald Trump, presidenti i SHBA

Presidenti Trump, që merr pjesë për herë të dytë në Forumin Global të Ekonomisë, tha në sallën e mbushur me njerëz se marrëveshja e arritur këtë muaj me Kinën dhe Meksikën përbën një model për shekullin e 21-të.

“Vetëm javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara mbyllën dy marrëveshje të jashtëzakonshme tregtare. Marrëveshja me Kinën dhe ajo me Meksikën dhe Kanadanë ishin dy marrëveshjet më të mëdha të arritura ndonjëherë. Ato u bënë në një javë dhe përbëjnë një model të ri tregtie për shekullin e 21-të. Janë marrëveshje të drejta, reciproke e që u japin prioritet nevojave të punëtorëve dhe familjeve”, – tha z.Trump.

Në një konferencë ku në fokus është tema e ambientit dhe në të cilën aktivistja e klimës, Greta Thunberg është e ftuara speciale, Trump foli edhe për rëndësinë ekonomike të naftës dhe gazit.

“Me kompanitë dhe studiuesit amerikanë në krye, ne jemi në prag të zbulimit të rezervave të pashterueshme të energjisë, përfshirë këtu karburantet tradicionale, qymyrin e pastër, fuqinë bërthamore të brezit të ardhshëm dhe teknologjinë e gazit të hidratuar. Në të njëjtën kohë, jam krenar të raportoj se Shtetet e Bashkuara kanë ajrin dhe ujin më të pastër në botë dhe do të vazhdojnë ta kenë”, u shpreh Presidenti i SHBA-ve.

Trump tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen nismës së një trilion pemëve, e ndërmarrë në takimin vjetor të forumit, por i cilësoi aktivistët “trashëgimtarë të marrëzive të së shkuarës”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?