English

Amerikanët të interesuar për investime, Balluku takon Sekretarin Amerikan të Energjisë Dan Brouillette për partneritet në energji

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partneriteti ekonomik në fushën e energjisë mes SHBA dhe Shqipërisë, si dhe siguria energjitike si një prioritet jetik për ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit kanë qenë në fokus të takimit bilateral që Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar në Uashington me Sekretarin Amerikan të Energjisë, Dan Brouillette.

- Advertisement -

Takimi vijon organizimin në Tirane tri ditë më parë nga Departamenti Amerikan i Energjisë në partneritet me Ministrinë të një tryeze mbi hulumtimin e “Potencialit të depërtimit dhe aplikimit të Gazit të Lëngshëm Natyror në Europën Qendrore dhe Lindore”.

Interesi i përbashkët është përdorimi i LNG si lëndë e parë për vënien në funksion të TEC-it të Vlorës, pasi kushton më lire se nafta, si dhe ndërtimi i depozitave apo dhe i një terminali për LNG në të ardhmen, që do ta kthente Shqipërinë në një bosht shpërndarës të sasive të gazit të lëngshëm LNG të eksportuara nga SHBA për në rajon.

[instagram_feed=B8TNG7Yg4wX]

Ministrja Balluku e informoi Sekretarin Brouillette për sfidat e energjetikës shqiptare, sidomos për diversifikimin e burimeve energjetikë dhe realizimin e pavarësisë në furnizimin me energji, një element bazë i sigurisë energjetike që u intereson partnerëve amerikanë. 

Ndër të tjera ministrja dhe sekretari amerikan i energjisë Brouillette diskutuan mbi interesin e investitorëve amerikanë në fushën e eksplorimit të naftës, si dhe mundësinë më të gjerë të investimit në këtë sektor.

Znj. Balluku u ndal tek përpjekjet për të krijuar një klimë të favorshme për investimet e huaja përmes procedurave transparente dhe konkurrencës së drejtë, duke garantuar e se investitorët amerikanë do të gjejnë në Shqipëri mbështetjen për të bërë biznes në kushte optimale. 

Takimi u zhvilluan në kuadër të Këshillit të Atlantikut, ku Departamenti i Energjisë prezantoi iniciativa të rëndësishme në fushën energjetike, të cilat mund të shërbejnë pozitivisht në nxitjen e sektorit në vend, si P-TEC (Partnership for Transatlantic Energy Cooperation), apo OCGI (Oil and Gas Initiative). 

Z. Dan Brouillette theksoi se ndër prioritetet e tij është bashkëpunimi ndërkombëtar për të mundësuar siguri energjitike dhe burime energjitike të sigurta, të qëndrueshme dhe me çmime konkurruese në Evropë, e kryesisht në atë Lindore.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?