English

Amnesty Inernational, Kina përndjek myslimanët edhe jashtë vendit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Amnesty International e ka akuzuar Kinën se ka përndjekur ujgurë dhe grupe të tjera myslimanësh edhe pasi janë larguar nga vendi.

- Advertisement -

Raporti bazohet mbi dëshmitë e qindra personave nga 22 vende të ndryshme të botës.

Sipas studimeve, Pekini ka shënjestruar njerëz nga rajoni autonom i Çingiangut, dhe ka ushtruar presion nëpërmjet ambasadave, mesazheve dhe telefonatave kërcënuese.

Nikolas Bekelin është drejtori i “Amnesty International” për Azinë Lindore dhe Juglindore, si dhe për Paqësorin.

Ai tha për emisionin “Good Morning Europe”, në Euroneës, se dokumentet që kanë dalë fshehurazi këtë javë nga qeveria kineze kanë konfirmuar gjetjet e këtij raporti.

“Dokumentet e zyrtarëve kinezë tregojnë shumë qartë se një nga misionet e ambasadave kineze dhe konsulatave të tyre jashtë vendit ka qenë që të gjurmojë njerëzit që vijnë nga Kina, t’i identifikojë, të gjejë të afërmit e tyre në Çingjiang, për t’i vënë më pas nën mbikëqyrje.

“Qëllimi i kësaj fushate është i paprecedentë dhe i paligjshëm”, tha Bekelin.

“Këto çështje duhen ngritur para se të bëhet çdo biznes apo tregti me qeverinë kineze. Qeveritë dhet ta diskutojnë në nivel publik”, shton ai.

Në vitin 2017, Kina nisi një fushatë duke arrestuar në masë myslimanë nga zona e Çingjiangut. Por Pekini i ka justifikuar ato politika si masa stërvitore kundër terrorizmit.

“Po shohim një përpjekje për të ushtruar kontroll të shoqërisë. Përdoret inteligjenca artificiale për të njohur fytyrat e personave e për të krijuar një shtet të madh policor”, thotë ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?