English

Amsterdam, kryetarja e bashkisë propozon që të ndalohet shitja e kanabisit për turistët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetarja e Bashkisë së Amsterdamit po konsideron ta bëjë të jashtëligjshme blerjen e kanabisit nga dyqanet e kryeqytetit për turistët.

- Advertisement -

Kjo është një nga zgjidhjet të cilat Femke Halsema, e zgjedhur në 2018, po konsideron për të zgjidhur problemin e mbipopullimit në distriktin e dritave të kuqe të qytetit.

Halsema ka publikuar një raport ku thuhej se një e treta e turistëve të huaj do ta vizitonin më pak Amsterdamin nëse nuk do të kishin mundësi të blinin kanabis nëpërmjet dyqaneve të shumta të kryeqytetit.

Amsterdami po has probleme me menaxhimin e turizmit masiv në qendrën e qytetit, veçanërisht në distriktin e njohur të dritave të kuqe, aty ku ndodhen dhe pjesa më e madhe e dyqaneve që shesin substancën e gjelbër.

Në një letër të drejtuar këshillit, ku shpallte vendosmërinë e saj për të ulur numrin e dyqaneve dhe lokaleve që tregtojnë kanabis, Halsema iu referua një raporti të publikuar së fundmi nga zyra e holandeze e Hulumtimeve, Informacionit dhe Statistikave i cili tregonte se shifrat e turistëve do të zbrisnin nëse do të vendosej një rregull i tillë.

Të pyetur nëse do të ktheheshin në Amsterdam nëse vendi do ta ndalonte hyrjen e turistëve në dyqanet e kanabisit, 34 për qind e personave që morën pjesë në këtë sondazh thanë se do ta vizitonin më rrallë ndërsa 11 për qind thanë se nuk do të ktheheshin më.

22 për qind thanë se nëse do iu ndalohej hyrja, ata do t’ia kërkonin dikujt tjetër që të blinte kanabis për ta dhe 18 për qind thanë se do të gjenin mënyra të tjera për ta blerë.

808x390 cmsv2 ac492a8a fbee 5bf2 91b8 476c0b1a328b 4503858

Rreth 44 për qind e britanikëve, 50 për qind e gjermanëve dhe 45 për qind e francezëve thanë se nuk do ta vizitonin më Amsterdamin nëse nuk do të lejoheshin më të futeshin në dyqanet dhe lokalet që shitet kanabis, çka do të përgjysmonte shifrat e turistëve nga këto shtete.

42 për qind e britanikëve thanë se do të shkonin më rrallë në Amsterdam, ndërsa të njëjtën gjë kanë pohuar dhe 36 për qind e gjermanëve dhe francezëve.

Të anketuarit ishin persona të moshës 18-35 vjeç dhe shumica e tyre i shohin dyqanet dhe lokalet e kanabisit si arsyen kryesore se përse ata e vizitojnë qytetin.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?