English

Ana e errët e bllokadës, Papa denoncon rritjen e dhunës në familje dhe i fton të gjithë në lutje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Papa Françesk deklaroi të hënën se shoqëria duhet të mbështesë gratë që bëhen viktima të dhunës në familje, në një kohë kur abuzimet janë rritur për shkak të bllokadës së coronavirusit.

- Advertisement -

Ati i shenjtë vlerësoi rolin e gruas në përballimin e krizës së COVID-19, duke e vënë theksin tek doktoreshat, infermieret, por edhe tek ato që shërbejnë si agjente policie, apo shitëse të mallrave jetike në këtë periudhë të vështirë.

Papa, vlerësoi gjithashtu gratë e shumta që në shtëpitë e tyre kujdesen për fëmijët, të moshuarit dhe të paralizuarit. Por njëkohësisht ai e vuri theksin edhe tek ajo që e quajti “anën e errët të bllokadës”.

“Ndonjëherë gratë rrezikojnë të kthehen në viktima të dhunës në familje, të cilën e mbajnë si një peshë që është shumë e rëndë. Le të lutemi për to, që Zoti t’u japë forcë dhe që komunitetet tona t’i mbështesin së bashku me familjet e tyre”, është shprehur Papa. 

Teksa shumë vende të botës kanë kufizuar ashpër lëvizjen e qytetarëve për shkak të epidemisë së COVID-19, dhuna në familje ka pësuar rritje.

Ati i shenjtë shtoi se po lutet edhe për të gjithë vendet e prekura nga epidemia, sidomos për ato me shumë viktima, duke përmendur Shtetet e Bashkuara, Italinë, Spanjën dhe Francën.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?